Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria shkarkon dy borde e emëron një

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike të mërkurën në të cilën ka marrë katër vendime.

Ajo ka miratuar emrat e kandidatëve që do t’i propozohen Kuvendit të Kosovës, për pozitat e dy anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të energjisë.

Emrat e propozuar kanë qenë: Arta Qorolli - Isufi, Drita Desku, Adnan Preniqi, Arjeta Pajaziti – Qerimi, Kujtim Hoxha, Naim Sahiti, njoftoi Kryeministria në një komunikatë për media.

Po ashtu, ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për bartje të së drejtës së shfrytëzimit, nga Agjencia e Pyjeve të Kosovës, te Ministria e Shëndetësisë me qëllim të ndërtimit të objekteve të Institutit Special në Shtime dhe Qendrës Rehabilituese të Sëmurëve Kronik Psikiatrik në Shtime.

Ka emëruar Bordin e përkohshëm të drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Ndërmarrja e Re Energjetike e Kosovës “NKEC”, me këtë përbërje: Alban Krasniqi, kryesues, Elvisa Destanovic, anëtare, Dhurata Gutaj, anëtare, Ismet Vrapqani, anëtar.

Edhe Qeveria në detyrë merr pesë vendime në mbledhjen elektronike Arbëri Qeveria në detyrë merr pesë vendime në mbledhjen elektronike

Si dhe, ka shkarkuar Bordin e Drejtorëve dhe ka emëruar Bordin e përkohshëm të drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë Sh. A., me këtë përbërje:

Izja Mjeku, kryesuese; Arlindja Nallbani, anëtare; Besnik Aliu, anëtar; Valbona Fazliu Xheladini, anëtare.