Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haxhiu përshëndet propozimin e KGJK-së për lirimin nga detyra të gjyqtarëve serbë

Albulena Haxhiu

Foto: Driton Paçarada

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu e ka përshëndetur propozimin e KGJK-së për largimin nga detyra të gjyqtarëve serbë që dhanë dorëheqje në vitin 2022.

Ajo ka thënë se në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese do të ndërmarrë veprime për lirimin e tyre nga  detyra.

“Përshëndes propozimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për lirimin nga detyra të gjyqtarëve serbë që kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022. Në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore, sapo Këshilli Gjyqësor i Kosovës t’i dërgojë propozimet, do të ndërmarrë veprime për lirim nga detyra të tyre”, ka thënë ai.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në mbledhjen e sotme ka refuzuar kërkesat për tërheqjen e dorëheqjeve dhe rikthimin në sistemin gjyqësor të gjyqtarëve dhe stafit administrativ serb në veri të Kosovës, të cilët kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022.

Lexo përditësimet tjera
kgjlk

KGJK-ja zgjedh zëvendëskryesuesen

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në mbledhjen e mbajtur të enjten, ka zgjedhur gjyqtaren Afërdita Bytyqi...