Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vendimi për gjyqtarët serbë do të merret të premten

KGJK

Foto: Arkiv

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) do të mblidhet të premten dhe në rend të ditës do të ketë një kërkesë të ushtrueses së detyrës së presidentes Albulena Haxhiu si dhe atë të gjyqtarëve dhe stafit mbështetës serb për tërheqje të dorëheqjeve të ofruara më 2022, ka raportuar “Betimi për Drejtësi” të mërkurën.

Një muaj më parë, Haxhiu i ka shkruar KGJK-së, duke kërkuar që t’u jepet epilog dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë në veri. 

Ditë më parë, Këshilli Prokurorial i Kosovës refuzoi kërkesat për tërheqje të dorëheqjeve të prokurorëve serbë, e një ditë më vonë, Haxhiu miratoi dorëheqjet e tyre nga sistemi. 

Kjo nxiti reagime të mëdha të ambasadave dhe Bashkimit Evropian. 

Prokurorë, gjyqtarë, policë e kryetarë të komunave në veri patën dhënë dorëheqje në fund të vitit 2022, si shenjë revolte ndaj zhvillimeve në këtë pjesë të Kosovës. 

Derisa dorëheqjet e policëve ishin pranuar, ato të prokurorëve e gjyqtarëve ishin lënë pezull deri tash.