Ka dështuar mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës në mungesë kuorumi.
Tre anëtarë kanë lëshuar sallën, çka e pamundësoi vazhdimin e mbledhjes. Dështimi erdhi pasi mes anëtarëve nuk pati pajtueshmëri për largimin e një pike nga rendi i ditës, teksa disa të tjerë kërkuan që pika e dorëheqjeve të ishte e para.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) u mblodh në orën 13:00 dhe në rend të ditës pati një kërkesë të ushtrueses së detyrës së presidentes Albulena Haxhiu si dhe atë të gjyqtarëve dhe stafit mbështetës serb për tërheqje të dorëheqjeve të ofruara më 2022.
Një muaj më parë, Haxhiu i ka shkruar KGJK-së, duke kërkuar që t’u jepet epilog dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë në veri.
Ditë më parë, Këshilli Prokurorial i Kosovës refuzoi kërkesat për tërheqje të dorëheqjeve të prokurorëve serbë, e një ditë më vonë, Haxhiu miratoi dorëheqjet e tyre nga sistemi.
Kjo nxiti reagime të mëdha të ambasadave dhe Bashkimit Evropian.
Edhe
Në mungesë kuorumi, për të dytën herë nuk shqyrtohen dorëheqjet e gjyqtarëve serbë
Prokurorë, gjyqtarë, policë e kryetarë të komunave në veri patën dhënë dorëheqje në fund të vitit 2022, si shenjë revolte ndaj zhvillimeve në këtë pjesë të Kosovës.
Derisa dorëheqjet e policëve ishin pranuar, ato të prokurorëve e gjyqtarëve ishin lënë pezull deri tash.