Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor ku pritej vendimi për dorëheqjet e gjyqtarëve serbë

KGJK

Foto: EO

Për shkak të mungesës së Kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK).

Si pikë e rendit të ditës ishte edhe shqyrtimi i kërkesës së ushtrueses së detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, për dorëheqjet e gjyqtarëve serbë të deponuara në fund të 2022-s, si dhe njoftimin e gjyqtarëve për tërheqjen e dorëheqjeve. 

Kryesuesi i KGJK-së Rrustem Thaqi ka thënë se katër nga anëtarët që kanë munguar e kanë arsyetuar mungesën përmes emailit, ndërsa anëtarja Ivana Milenkoviq, nuk ka dhënë arsye për mungesën. 

“Më kanë informuar se 4 prej tyre nuk do të marrin pjesë në takim … As një nga anëtarët nuk kanë paraqitur kërkesë për pushim. Nuk mund të lejohet sjella e tillë. Si pasojë e mungesës së kourumit ky takim nuk mund të mbahet”, është shprehur Thaqi.

Më shumë se një muaj më parë, ushtruesja e detyrës së presidentit Albulena Haxhiu i ka shkruar KGJK-së, duke kërkuar që t’u jepet epilog dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë në veri.

Më pas prokurorët dhe gjyqtarët paraqitën kërkesën duke kërkuar që ta tërhiqnin dorëheqjen.

Edhe Në mungesë kuorumi, për të dytën herë nuk shqyrtohen dorëheqjet e gjyqtarëve serbë LAJMET E MBRËMJES Në mungesë kuorumi, për të dytën herë nuk shqyrtohen dorëheqjet e gjyqtarëve serbë

Këshilli Prokurorial i Kosovës ua refuzoi kërkesat e Haxhiu dekretoi dorëheqjet e tyre nga sistemi.
Prokurorë, gjyqtarë, policë e kryetarë të komunave në veri patën dhënë dorëheqje në fund të vitit 2022, si shenjë revolte ndaj zhvillimeve në këtë pjesë të Kosovës.

Derisa dorëheqjet e policëve ishin pranuar, ato të prokurorëve e gjyqtarëve ishin lënë pezull deri tash.