Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
LAJMET E MBRËMJES

Përplasje në KGJK për dorëheqjet e serbëve

Përplasje në KGJK për dorëheqjet e serbëve

Ka dështuar të mbahet mbledhja e Këshillit Gjyqësor, në të cilën në rend dite kishte shqyrtimin e dorëheqjes së gjyqtarëve të komunitetit serb, të deponuara rreth katër vjet më parë. Pas debateve e përplasjeve verbale, tre anëtarë e lëshuan sallën, duke e pamundësuar kuorumin për të marrë vendimin

Mes debatesh e përplasjesh mes anëtarëve të Këshillit Gjyqësor (KGJK), ka dështuar të mbahet të premten mbledhja e këtij këshilli.

Në mesin e pikave të rendit të ditës, ishte edhe shqyrtimi kërkesës së ushtrueses së detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, për t’i shqyrtuar dorëheqjet e gjyqtarëve serbë të deponuara në fund të 2022-s, si dhe njoftimin e gjyqtarëve për tërheqjen e dorëheqjeve. Por kjo nuk ndodhi.

Mospajtimet për pikat e rendit të ditës, çuan drejt dështimit të kësaj mbledhjeje.

I pari që e lëshoi sallën është anëtari Ahmet Imami, e pas tij edhe anëtarët Besnik Bislimaj e Bashkim Hyseni.

Imami e konsideroi të drejtë faktin që dy anëtarë të tjerë nuk kanë marrë fare pjesë në mbledhje, Arjeta Sadiku dhe Fidan Hoxha.

Edhe Tre anëtarë lëshojnë sallën, dështon mbledhja e KGJK-së Arbëri 12 o. më parë Tre anëtarë lëshojnë sallën, dështon mbledhja e KGJK-së

“I mbështes veprimet e koleges Arjeta dhe kolegut Fidan dhe unë do ta bojkotoj këtë mbledhje”, ka thënë.

Largimi i tyre nga mbledhja pamundësoi kuorumin për vendim.

“Meqenëse disa anëtarë e lëshuan takimin, në mungesë të kuorumit takimi shtyhet për herën e radhës. Do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Rrustem Thaqi, Kryesues në KGJK

E paraprakisht, kur filloi diskutimi për pikat e rendit të ditës, filluan edhe mospajtimet.

Anëtari Bashkim Hyseni tha se tërheqja e dorëheqjeve nga gjyqtarët serbë katër vjet pasi ata i kanë deponuar, është e pazakontë dhe e pakonceptueshme.

“Është diçka e pazakonshme, mund të ndodhë që dorëheqja të revokohet sa është e freskët, por pas 4 vjetësh është totalisht e pakonceptueshme, qoftë nga aspekti ligjor apo kushtetues”, ka thënë Hyseni.

Vërejtje pati edhe anëtari Ahmet Imami.

“E mbështes në tërësi gjyqtarin Bashkim, që meqë është interes nacional po shihet prania e mediave këtu, lidhur me dorëheqjet e gjyqtarëve serbë. Ne jemi vonuar tash e katër vjet”, ka thënë Imami.

Edhe BE-ja u bën thirrje partive politike të përmbahen nga presioni mbi KGJK-në për gjyqtarët serbë Arbëri 1 d. më parë BE-ja u bën thirrje partive politike të përmbahen nga presioni mbi KGJK-në për gjyqtarët serbë

E anëtari Hyseni i ka kërkuar sqarime kryesuesit Thaqi, lidhur me bazën ligjore, pse nuk janë trajtuar dorëheqjet për katër vjet.

“Me çfarë baze kushtetuese ligjore janë mbajtur katër vjet. Kjo i bie sikur kapiteni i anijes ta lëshojë timonin për shkak të valëve. Mund ta shpëtojë momentin, por do ta dëmtojë të nesërmen dhe të ardhmen. Cila është përgjigja juaj, meqë jeni kryesues dhe duhet ta dini”, ka theksuar Hyseni

Kryesuesi Thaqi tha se nuk mund të mbahet përgjegjës për këtë çështje.

“Nuk mundesh me më mbajt përgjegjës për këtë pikë. Edhe unë, edhe ti jemi anëtarë. Ti po do me marrë vëmendje për këtë çështje, dhe po do me marrë vëmendje për këtë çështje”, është kundërpërgjigjur kryesuesi.

Një muaj më parë, ushtruesja e detyrës së presidentit Albulena Haxhiu i ka shkruar KGJK-së, duke kërkuar që t’u jepet epilog dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë në veri.

Më pas prokurorët dhe gjyqtarët paraqitën kërkesën duke kërkuar që ta tërhiqnin dorëheqjen.

Këshilli Prokurorial i Kosovës ua refuzoi kërkesat e Haxhiu dekretoi dorëheqjet e tyre nga sistemi.

Edhe Vendimi për gjyqtarët serbë do të merret të premten Arbëri 2 d. më parë Vendimi për gjyqtarët serbë do të merret të premten

Prokurorë, gjyqtarë, policë e kryetarë të komunave në veri patën dhënë dorëheqje në fund të vitit 2022, si shenjë revolte ndaj zhvillimeve në këtë pjesë të Kosovës.

Derisa dorëheqjet e policëve ishin pranuar, ato të prokurorëve e gjyqtarëve ishin lënë pezull deri tash.