Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në mbledhjen e mbajtur të enjten, ka zgjedhur gjyqtaren Afërdita Bytyqi zëvendëskryesuese të Këshillit. Bytyqi është zgjedhur me gjashtë vota të anëtarëve të KGJK-së, ndërsa për këtë pozitë ka kandiduar edhe gjyqtari Artan Abazi, i cili ka marrë pesë vota, raportoi EO.
Kryesuesi Rrustem Thaçi njoftoi se mandati i Bytyqit në këtë pozitë do të jetë 3-vjeçar dhe fillon nga 27 gushti 2026.
Në mbledhjen e së enjtes Këshilli Gjyqësor pritet ta shqyrtojë edhe kërkesën e ushtrueses së detyrës së presidentes për t’i trajtuar dorëheqjet e gjyqtarëve serbë të deponuara në fund të vitit 2022, si edhe njoftimin e gjyqtarëve për tërheqjen e këtyre dorëheqjeve.

Artikuj të ngjashëm
-
Rrustem Thaqi zgjidhet kryesues i Këshillit Gjyqësor
-
Në mungesë kuorumi, për të dytën herë nuk shqyrtohen dorëheqjet e gjyqtarëve serbë
-
Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor ku pritej vendimi për dorëheqjet e gjyqtarëve serbë
-
Përplasje në KGJK për dorëheqjet e serbëve
-
Tre anëtarë lëshojnë sallën, dështon mbledhja e KGJK-së