Xhavit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se nëse Lëvizja Vetëvendosje pajtohet që të bëhen ndryshime në Ligjin për Gjykatën Speciale, asaj duhet më pas t’i votohet cilido emër që propozon për president.
Haliti ka arsyetuar kërkesën e PDK-së për ndryshimin e ligjit duke thënë se partia do vetëm zotim se ish-krerët e UÇK-së do të ndihmohen financiarisht në proceset gjyqësore më tej.
“PDK-ja ka të drejtë sepse ka hall dhe po kërkon mbështetje jo nga askush tjetër po Qeveria dhe shteti për krijimin e të cilit kontributet të mëdha i ka PDK-ja. Është thënë se ndihmat nuk kanë mjaftuar për pagesat e avokatëve sepse është dashtë që familjarët të marrin edhe borxhe për t’i paguar. PDK-ja po kërkon zotimin për të ndihmuar dhe për ta ndryshuar Ligjin... Nëse VV-ja pajtohet që ta ndryshojë ligjin, atëherë mendoj se do duhej me votu presidentin emrin e cilitdo që e ofron VV-ja”, ka thënë ai në Interaktiv.
Sipas Halitit, aktualisht Kosova gjendet më afër zgjedhjeve të reja sesa zgjedhjes së një presidenti.
“Po, jemi para situatës që të shpallen zgjedhje të reja, më shumë sesa që të zgjidhet presidenti”.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ditë më parë deklaroi se nëse projektligji për ndryshimin e Ligjit për Specialen procedohet nga ana e Qeverisë për në Kuvend, PDK-ja do të diskutojë rreth çështjes së presidentit. Por, ai nuk deklaroi se do t'ia votonte cilindo emër që do të mund të propozonte LVV-ja.
Edhe
Kushti i PDK-së: Nëse kalon projektligji për Specialen, të hapur të diskutojmë për presidentin
Më 21 shtator 2026, PDK-ja procedoi në Kuvend nismën për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Projektligji parasheh që mandati i Gjykatës Speciale të kufizohet në trajtimin e krimeve të pretenduara në raportin e Dick Martyt, si dhe të vendoset monitorim ndërkombëtar i punës së saj. E lidhur me akuzat për krime të luftës, për të cilat u dënuan katër ish-krerët e UÇK-së, projektligji parasheh që të gjykohen në Kosovë.
-
Haliti: Nëse bëhet president një figurë e VV-së, atëherë vendoset diktaturë
-
Kurti zotohet që brenda javës të jepet përgjigje për ndryshimet në Ligjin për Specialen
-
Hoxha: S’shoh zgjidhje racionale, VV e PDK po shfrytëzojnë momentumin për lojë politike
-
Gojnovci: PDK-ja po mundohet ta lë fajtore VV-në për shkuarje në zgjedhje