Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjykata në Ferizaj anulon seancat gjyqësore

Gjykata Themelore në Ferizaj ka anuluar seancat gjyqësore, si pasojë e situatës së krijuar nga koronavirusi.

Përmes një njoftimi për media, ky vendim është marrë bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe në referim të Vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës Nr. 53/2020, të datë 15.03.2020, për masat parandaluese në funksion të mbrojtjes nga virusi Covid-19.

“Gjykata Themelore Ferizaj, njofton të gjitha palët se anulohen të gjitha aktivitetet e gjykatës dhe seancat gjyqësore përveç çështjeve të paraburgimit, urdhrat mbrojtës, rastet penale të cilat duhet t’u vazhdohet apo ndërpritet masa e sigurisë, si dhe rastet e tjera të cilat sipas ligjit duhet të trajtohen me urgjencë”, thuhet në njoftim.