Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi, sot ka mbajtur takim me trupën menaxhuese të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e themeluar sipas Planit të Veprimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës për Menaxhimin e Krizave me ç’rast është marrë vendim të pezullohen seancat gjyqësore, bëhet e ditur përmes një njoftimi në Facebook.
Tutje bëhet e ditur se në takim u diskutua lidhur me gjendjen e fundit të krijuar në gjykatë, pas konfirmimit të disa rasteve pozitiv me virusin COVID 19.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Trupa Menaxhuese e kësaj gjykate, bazuar në rekomandimet e IKSHP-së dhe situatën e krijuar vendosi të pezullojë mbajtjen e seancave gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinë, përveç në rastet e natyrës urgjente ku ka të bëjë me lëndët e shënjestruara për liberalizim të vizave, rastet e dhunës në familje, lëndët me paraburgim, caktimi i masave të sigurisë si dhe lëndët ku rrezikohet procedimi i tyre nga fillimi, për shkak se mund të kalojnë tre muaj nga seanca e fundit e mbajtur”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se ky vendim nuk vlen për degët e Gjykatës Themelore të Prishtinës, degës në Podujevë, Graçanicë, Lipjan dhe Drenas.
Këto masa do të mbesin deri në normalizimin e situatës pandemike në Gjykatë.