Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Prokuroria e Ferizajt njofton për një aksion që po zhvillohet në disa rajone të Kosovës

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka njoftuar për një aksion që është duke u zhvilluar në rajone të ndryshme të Kosovës.

Nga Prokuroria Themelore e Ferizajt është njoftuar se do të mbahet një konferencë sot nga ora 14:00 në lidhje me aksionin.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të mbajë sot konferencë për media lidhur me aksionin i cili është duke u zhvilluar në disa rajone të ndryshme të Kosovës. Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, z. Shukri Jashari dhe përfaqësues nga Policia e Kosovës. Konferenca do të mbahet nga ora 14:00, në objektin e Prokurorisë Themelore Ferizaj, kati dytë, salla 315, adresa: Prokuroria Themelore Ferizaj, Rr. Reçakut, pa nr. 70000 Ferizaj, duke respektuar masat për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Ferizajt.