Inspektorati i Kryeqytetit me Policinë ka ndërmarrë aksion në Prishtinë për të kontrolluar respektimin e orarit të punës nga subjektet afariste.
Gjatë inspektimeve janë identifikuar disa lokale që vepronin jashtë orarit të lejuar, duke shkelur rregullat për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për aksionin teksa ka treguar se janë evidentuar edhe lokale ku zhvillohej bixhozi.
“Në mesin e tyre, u evidentuan edhe lokale ku zhvillohej bixhoz ilegal, për çka janë shqiptuar gjoba konform ligjit! Kjo është hera e tretë gjatë muajit prill që shqiptohen gjoba për shkelje të tilla. Inspektorati i Kryeqytetit thekson se do të veprojë me zero tolerancë ndaj çdo veprimi që shkel ligjin dhe cenon sigurinë e qytetarëve. Kontrollet do të vazhdojnë në mënyrë të intensifikuar edhe në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e Ramës.
-
Bastiset një lokal në Prishtinë, sekuestrohen para dhe letra bixhozi
-
Pezullohen tre zyrtarët e Komunës së Prishtinës që u arrestuan për ryshfet
-
Aksion në disa lokale në kryeqytet, sekuestrohen pajisje dhe shqiptohen gjoba
-
Aksion inspektues në lokalet e Prishtinës, sekuestrohen pajisje që shkaktojnë zhurmë
-
Operacion i gjerë kundër bixhozit në Prishtinë, 34 të arrestuar, mbyllen 15 lokale