Në Komunën e Gjilanit është caktuar lokacioni për tregun e kafshëve, i cili do të shtrihet në fshatin Velekincë, në një sipërfaqe prej 2 hektarëve tokë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Gjersa për ndërtimin e infrastrukturës së tregut të ri është nënshkruar edhe një memorandum ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe pushtetit komunal të Gjilanit për realizimin e projektit të përbashkët për zhvillimin e infrastrukturës për bujqësinë, duke ndërtuar tregun e ri të kafshëve në këtë komunë.
Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes publike lokale “Tregu” në Gjilan, Avdyl Jerliu, ka deklaruar se përveç krijimit të tregut të ri të kafshëve, ata parashohin edhe krijimin e tregut për rërën dhe lëndët djegëse.
Ai ka shtuar se pas caktimit të lokacionit Komuna do të udhëheqë edhe fazat e tjera të projektit, që kanë të bëjnë me investimet në tregun e kafshëve, i cili do të plotësojë kriteret.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Opozita në Gjilan kundër caktimit të lokacionit të tregut pa konsultim me banorët
-
Komuna e Prishtinës cakton lokacionin për shitjen e kafshëve për Bajram
-
Tregu i ri prej 300 mijë eurosh në Suharekë, qytetarët të pakënaqur me lokacionin
-
Kundërshtohet zhvendosja e tregut në Obiliq
-
Tregu i gjelbër me mungesë kushtesh për punë e higjienë