Arbëri

Opozita në Gjilan kundër caktimit të lokacionit të tregut pa konsultim me banorët

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) nuk i ka rekomanduar Kuvendit Komunal propozimvendimin për caktimin e lokacionit për tregun e kafshëve afër fshatit Velekincë. Anëtarët e Komitetit nga radhët e opozitës kanë votuar kundër me arsyetimin se nuk janë konsultuar banorët.

Mirëpo Drejtoria e Urbanizimit në këtë komunë insiston se për lokacionin e tregut të kafshëve janë ndjekur të gjitha procedurat dhe se kanë vlerësuar si të paarsyeshme qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje (VV) dhe të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), të cilat votuan kundër që të rekomandohet për në Kuvend caktimi i lokacionit për tregun e kafshëve, shkruan sot Koha Ditore.

Drejtoria ka vlerësuar se në projektin e ndërtimit të tregut të kafshëve do të investohen mbi 200 mijë euro dhe do të shtrihet në sipërfaqe prej 2 hektarësh tokë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)