Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët dhe të gjithë shitësit se më 18 dhe 19 mars, me rastin e festës së Bajramit, shitja e deleve, shpezëve dhe kafshëve të tjera do të lejohet vetëm në lokacionin e ri në fshatin Bernicë e Poshtme, në parkingun në rrugën “Vëllezërit Fazliu” (ish-tregu i automjeteve).
Në njoftim thuhet se në këtë lokacion lejohet vetëm shitja e kafshëve, ndërsa nuk lejohet therja apo prerja e tyre në asnjë rrethanë.
Po ashtu, kërkohet nga të gjithë shitësit që gjatë qëndrimit dhe aktivitetit të tyre të kujdesen për mirëmbajtjen e ambientit përreth, duke mos hedhur mbeturina apo mbetje të tjera.
“Për mbarëvajtjen e aktivitetit do të kujdeset Inspektorati i Kryeqytetit, ndërsa ndaj të gjithë shitësve që hasen duke zhvilluar aktivitet jashtë këtij lokacioni do të ndërmerren masa ligjore sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftim.
-
Aksion në pazarin e kerreve, 15 gjoba për shitësit e pulave dhe kafshëve
-
Nesër ndalohet qarkullimi i automjeteve drejt Gërmisë
-
Prishtina ndalon vendosjen e mallrave në hapësira publike
-
Gjobiten 15 shitës ilegalë në tregun e veturave në Prishtinë
-
Tensione te tregu i automjeteve në Prishtinë, shitësit ilegalë tentojnë ta bllokojnë rrugën