Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë-KOMF, në bashkëpunim me forumZFD dhe Qendrën për Arsim të Kosovës-KEC, përmes projekteve të mbështetura nga Bashkimi Europian kanë ndarë çmimet vjetore për tregimet më të mira në media, në fushën e mbrojtjes dhe të drejtave të fëmijëve për vitin 2018.
Gazetarja e "Kohës Ditore", Edona Kutleshi e ka fituar çmimin vjetor në mbrojtje të fëmijëve me shkrimin "Rrugës së rrezikshme malore për tu shkolluar".
Shkrimi i botuar në muajin tetor në "Koha Ditore" tregon për 42 nxënës të fshatit Penuhë të Komunës së Podujevës të cilët bëjnë rreth 3 kilometra nëpër një rrugë malore për të shkuar në shkollën e fshatit Buricë. Nxënësve të fshatit Penuhë u mungon transporti deri në shkollën e Buricës. Në këtë konkurs kanë aplikuar 14 gazetarë ndërsa 5 prej tyre kanë fituar çmime.
-
Saranda Ramaj e KOHËS merr çmim për mbrojtje të të drejtave të fëmijëve
-
“Koha Ditore” fiton çmim nga KOMF-i për shkrimet dhe reportazhet më të mira për fëmijë
-
Gazetari i KOHËS, Faton Polisi merr çmimin e KOMF-it për mbrojtjen e fëmijëve
-
Qendra ditore që largon fëmijët nga rruga dhe i kthen në shkolla
-
UNICEF: 130 fëmijë në situatë rruge në 8 komuna, shumica nga komunitetet joshumicë