Gazetari i KOHËS, Faton Polisi ka marrë çmim për gazetari nga Koalicioni i Organizatave Joqeveritare për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, për fokusin në të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve, për vitin 2025.
KOMF-i, në një ceremoni të mbajtur të enjten, ndau katër çmime vjetore në fushën e gazetarisë dhe tri mirënjohje vjetore me titull “Mik i Fëmijëve”.
Polisi e mori çmimin për storien “Sara, futbollistja që frymëzon”.
Pos Polisit, çmime kanë marrë edhe Besian Beha, Albijona Hoxhaj dhe Herolind Ademi.
“Është hera e dytë që vlerësohem për gazetari nga KOMF-i. Por kësaj radhe ky çmim bëhet më i veçantë sepse përkon me lindjen e vajzës sime të katërt. Faleminderit familjes për mbështetjen dhe kolegëve për bashkëpunimin. Krahas ngjarjeve ditore, ne si redaksi e sportit u japim hapësirë të madhe edhe sportistëve që frymëzojnë. E tillë është edhe Sara, e cila ka vazhduar ta ndjek ëndrrën e saj të bëhet futbolliste pavarësisht shumë sfidave”, ka thënë Polisi gjatë ceremonisë së ndarjes së shpërblimeve.
U ndanë edhe mirënjohjet “Miqtë e Fëmijëve”.
-
1 Qershori shënohet me aktivitete nga sporti e deri te kampingu e kërkim-shpëtimi
-
KOMF thotë se fëmijët po përdoren nga partitë politike në fushata, kërkon nga KQZ-ja të marrë masa
-
Gazetarja e KOHËS Vlerë Mehmeti fiton çmimin e AGK-së për storien më të mirë në TV
-
Osmani: Vajzat e mia të mitura po përndiqen kundërligjshëm nga media të caktuara
-
Osmani: Kosova e ka vendin në Interpol