Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Seanca vonohet për më shumë se një orë, partitë diskutojnë për Deklaratën për vendimin e Speciales

seance

Foto: Driton Paçarada

(Tekst i përditësuar)  - Ende nuk ka nisur seanca e parë plenare e legjislaturës XI, ndonëse kanë kaluar më shumë se një orë nga koha për kur është thirrur. 

Deri tash, një numër i vogël i deputetëve kanë vënë nënshkrimet si pjesëmarrës por menjëherë kanë dalë nga salla. 

Sipas burimeve të KOHËS në këtë kohë partitë politike kanë diskutuar lidhur me tekstin e Deklaratës për vendimin e Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

KOHA i ka dërguar pyetje administratës së Kuvendit lidhur me arsyet e vonesës dhe nëse ka pasur takime mes zyrtarëve të partive në ambientet e Kuvendit dhe porsa të përgjigjen teksti do të përditësohet. 

Lexo përditësimet tjera
kuvendi i kosoves - 28 shtator

Kuvendi miraton Deklaratën për aktgjykimin e Speciales