Deputeti i Aleancës Bekë Berisha ka thënë se votimi i ligjit është detyrë dhe obligim i deputetëve.
Ai në një konferencë të jashtëzakonshme ka thënë se deputetët duhet të shkojnë menjëherë në seancë dhe të procedojnë me ligjin.
“Kanë mbetur edhe 11 orë deri në mesnatë, ky popull është ai që u bë bashkë me UÇK-në edhe në ditët më të vështira, edhe sot jemi të bashkuar. Deputetet duhet të vijnë menjëherë ta votojnë ligjin. Kjo është detyrë që na ka caktuar populli, kjo është detyra dhe përgjegjësia jonë”, ka thënë ai.
Deputetët e Aleancës pas kësaj konference kanë dalë, siç kanë thënë ata, t’i falënderojnë protestuesit për qëndrimin e tyre.
Justina Shiroka-Pula presidente e re e Kosovës
Artikuj të ngjashëm
-
Aleanca fton deputetët në Kuvend: Kosova na thërret
-
PDK fton deputetët: Ejani të votohet Ligji sa s’është shpërbërë Kuvendi
-
Aleanca bën thirrje që të votohet ndryshimi i Ligjit për Speciale edhe në lexim të dytë
-
Çitaku: I ftojmë të gjithë deputetët të kthehen në sallë dhe ta votojnë Ligjin për Specialen
-
Tahiri: Ta thërrasim mendjen e përgjegjësinë për Ligjin për Specialen