Ka dështuar përsëri seanca ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të akuzuar për gjuajtje të gazit lotsjellës në këtë institucion.
Shkas është bërë prapë mungesa e Albin Kurtit dhe Donika Kadaj Bujupit, për të cilët ka pasur një urdhër për sjellje me detyrim, por kryetari i trupit gjykues ka thënë se nuk e di pse nuk ka vepruar Policia.
“Gjykata ka lëshuar urdhër për sjellje me detyrim nga Policia e Kosovës. Stacionet përkatëse i kanë pranuar urdhëresat e kësaj Gjykate por deri në këtë moment nuk kemi asnjë informatë se a kanë vepruar në pajtim me këtë urdhër dhe nëse jo, pse nuk kanë vepruar”, ka thënë gjyqtari Beqir Kalludra, raporton KTV.
Seanca tjetër është caktuar për në fund të nëntorit dhe përsëri Gjykata ka lëshuar urdhër për sjellje me detyrim për Kurtin e Kadajn.
Në seancë të pranishëm kanë qenë të dëmtuarat, deputetet e PDK-së, Flora Brovina dhe Blerta Deliu Kodra dhe dëshmitari Bekim Haxhiu.

-
Krejt çfarë ndodhi sot në seancën e dështuar gjyqësore ndaj deputetëve të Kosovës
-
Gjykata do të lëshojë urdhëresë për sjellje me detyrim të Sveçlës, Zybës dhe Pacollit
-
Policia dështon ta çojë në Gjykatë deputeten Fitore Pacolli
-
Kadri Veseli sot në gjykatë për rastin e gazit lotsjellës në Kuvend
-
Fillon seanca gjyqësore ndaj deputetëve të VV-së për gazin lotsjellës