Pak minuta ka zgjatur edhe një herë tjetër seanca ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të akuzuar për gjuajtje të gazit lotsjellës në këtë institucion, raporton KTV. Përsëri shkas i mosmbajtjes së seancës gjyqësore, ka qenë mungesa e të akuzuarve Albin Kurti e Donika Kadaj.
Në seancë të pranishëm, sikurse herën e kaluar, ka qenë Albulena Haxhiu e Faton Topalli.
Për Kurtin e Kadajn, ka pasur urdhër për sjellje me detyrim, por kryetari i trupit gjykues ka thënë se nuk e di pse nuk ka vepruar Policia.
Policia e Kosovës ka thënë për KTV-në se ata i kanë kërkuar deputetët në disa lokacione por nuk i kanë gjetur aty dhe për këtë kanë njoftuar gjyqtarin e rastit.
Vetëm një seancë ka arritur të mbahet brenda gati 2 vjetëve në këtë rast dhe kjo ka qenë kur të akuzuarit ishin në arrest shtëpiak e paraburgim. Herëve të tjera, ata nuk i janë përgjigjur ftesës së Gjykatës, derisa ende nuk ka nisur marrja në pyetje e dëshmitarëve.
Edhe të hënën aty janë paraqitur Bekim Haxhiu dhe deputetet e PDK-së, që janë të dëmtuara në këtë rast, Blerta Deliu Kodra e Flora Brovina. Seanca tjetër është caktuar për në fund të nëntorit dhe përsëri Gjykata ka lëshuar urdhër për sjellje me detyrim për Kurtin e Kadajn.
-
Dështon sërish seanca ndaj deputetëve të VV-së për hedhje të gazit lotsjellës – mungojnë Kurti e Kadaj
-
Kronikë e KTV-së për seancën gjyqësore ndaj deputetëve të Vetëvendosjes
-
Deputetët e VV-së në gjykatë për gazin lotsjellës, mungojnë Kurti dhe Kadaj
-
Mungojnë Lekaj, Kadaj-Bujupi e Baftiu, dështon seanca për gazin lotsjellës në Kuvend
-
Dështon seanca për gazin lotsjellës në Kuvend, në Gjykatë e pranishme vetëm Haxhiu