Ka filluar seanca ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Albulena Haxhiut, Donika Kadaj-Bujupit dhe Faton Topallit, të akuzuar për gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Prezent janë dëshmitarët deputetët Naser Osmani dhe Bekim Haxhiu. Në cilësinë e dëshmitarëve mungojnë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.
Kryetari i trupit gjykues Beqir Kalludra e ka ndaluar transmetimin e drejtpërdrejt të seancës.
Deputetët e VV-së u arrestuan para dy javësh me urdhërarrest të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë pasi nuk iu përgjigjën ftesës për paraqitje në gjykatë.
Artikuj të ngjashëm
-
Kadri Veseli sot në gjykatë për rastin e gazit lotsjellës në Kuvend
-
Sot vazhdon seanca gjyqësore ndaj 4 deputetëve të Vetëvendosjes
-
Deputetët e VV-së deklarohen të pafajshëm për gazin lotsjellës
-
Deputetët e VV-së në gjykatë për rastin e gazit lotsjellës, dëshmitar Haliti
-
Urdhër-arrest ndaj deputetëve të VV-së