Gjykata Themelore ka lëshuar urdhër-arrest ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiut, raporton KTV.
Ndaj të akuzuarve për rastin e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, Gjykata kishte lëshuar urdhër për sjellje me detyrim, por të akuzuarit nuk janë gjendur në adresat e tyre.
Gjykatësi Beqir Kalludra ka shtyrë seancën e sotme në mungesë të të akuzuarve. Në seancë ishte vetëm deputeti Faton Topalli.