Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi dhe Faton Topalli kanë arritur në Gjykatën Themelore për rastin e gazit lotsjellës në Kuvend.
Në cilësinë e dëshmitarit ndaj deputetëve të VV-së është ftuar nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti i PDK-së.
Dëshmitarë të tjerë janë deputetët Nuredin Ibishi, Blerta Deliu dhe Flora Brovina.
Në cilësinë e dëshmitarit mungojnë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, Armend Zemaj dhe Naser Osmani të LDK-së.
Sipas gjyqtarit Beqir Kalludra, këta dëshmitarë nuk janë ftuar në mënyrë të rregullt.
Albulena Haxhiu, Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi u arrestuan të premten e kaluar pasi ndaj tyre u lëshua një urdhërarrest shkaku i mungesës në seancat e mëparshme për këtë rast.

-
Fillon seanca gjyqësore ndaj deputetëve të VV-së për gazin lotsjellës
-
Krejt çka ndodhi në seancën maratonike ndaj katër deputetëve të Vetëvendosjes për gazin në Kuvend
-
Deputetët e VV-së deklarohen të pafajshëm për gazin lotsjellës
-
Dështon seanca për gazin lotsjellës në Kuvend, në Gjykatë e pranishme vetëm Haxhiu
-
Çka ndodhi në seancën ku u dënuan deputetët e VV-së