Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se procedura që u zhvilluar të hënën në mbrëmje për zgjedhjen e presidentit është shkelje e Kushtetutës dhe siç ka thënë ajo, flet për mentalitetin e kryeministrit Albin Kurti.
“Vetë ideja që, me vetëdije, i hyjnë një procesi për të zgjedhur personin që do të udhëheqë institucionin më të lartë në vend, duke shkelur me të dyja këmbët Kushtetutën, flet shumë për mentalitetin e Albin Kurti”, ka shkruar Çitaku në Facebook.
Ajo ka thënë se është për keqardhje që kandidatet e propozuar nga Vetëvendosja, Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha, kanë pranuar të bëhen pjesë e procesit.
“Është për keqardhje që dy gra kanë pranuar të huazojnë emrin e tyre në një maskaradë të rrezikshme dhe antikushtetues”, ka shkruar Çitaku. “Po, ky popull ka sakrifikuar shumë për të pasur liri, pavarësi dhe institucione. Dhe nuk do të lejojmë përmbysjen dhe rrënimin e gjithçkaje që është ndërtuar me aq shumë mund. Zullumi këputet prej së trashi, thotë populli”, ka shkruar tutje ajo.
Deputetët çojnë vendin sërish në zgjedhje
Qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen kutive të votimit edhe një herë, për të pestën herë...-
Çitaku: Kurti u detyrua të tërhiqet nga përpjekja për të zgjedhur presidentin në stilin “karate”
-
PDK-ja i bën thirrje Rushitit të tërhiqet nga gara për presidentin
-
Kurti: Kemi nevojë për takim sqarues me Hamzën, PDK-ja të vijë të dielën në seancë
-
PDK-ja paralajmëron mobilizim jashtë Kuvendit
-
Deputeti i LVV-së: Çitaku mund të bëhet kryeparlamentare