---
description: Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se procedura që u zhvilluar të hënën në mbrëmje për zgjedhjen e presidentit është
title: "Çitaku: Për keqardhje që dy gra huazuan emrat në një maskaradë të rrezikshme e antikushtetuese"
image: https://resources.koha.net/images/2025/October/30/acfd366f-0512-4a1e-846e-13742b1b4cf1.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Çitaku: Për keqardhje që dy gra huazuan emrat në një maskaradë të rrezikshme e antikushtetuese

![Vlora Çitaku](https://resources.koha.net/images/2025/October/30/acfd366f-0512-4a1e-846e-13742b1b4cf1.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Arkiv

Foto: Driton Paçarada

- 28 prill 2026 09:06
- Shpërndaje në:

- 28 prill 2026 09:06
- Shpërndaje në:

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se procedura që u zhvilluar të hënën në mbrëmje për zgjedhjen e presidentit është shkelje e Kushtetutës dhe siç ka thënë ajo, flet për mentalitetin e kryeministrit Albin Kurti.

“Vetë ideja që, me vetëdije, i hyjnë një procesi për të zgjedhur personin që do të udhëheqë institucionin më të lartë në vend, duke shkelur me të dyja këmbët Kushtetutën, flet shumë për mentalitetin e Albin Kurti”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Ajo ka thënë se është për keqardhje që kandidatet e propozuar nga Vetëvendosja, Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha, kanë pranuar të bëhen pjesë e procesit. 

“Është për keqardhje që dy gra kanë pranuar të huazojnë emrin e tyre në një maskaradë të rrezikshme dhe antikushtetues”, ka shkruar Çitaku. “Po, ky popull ka sakrifikuar shumë për të pasur liri, pavarësi dhe institucione. Dhe nuk do të lejojmë përmbysjen dhe rrënimin e gjithçkaje që është ndërtuar me aq shumë mund. Zullumi këputet prej së trashi, thotë populli”, ka shkruar tutje ajo.

[Lexo përditësimet tjera![Karrigia e planifikuar për presidentin e ri mbetet para sallës së Kuvendit](https://resources.koha.net/images/2026/April/29/1a648808-9f07-45e6-8f25-2832e55b11f6.webp?q=80&w=150&h=150&r=fill)<h4>Deputetët çojnë vendin sërish në zgjedhje</h4>Qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen kutive të votimit edhe një herë, për të pestën herë...](https://www.koha.net/arberi/dita-vendimtare-zgjedhja-e-presidentit-ose-zgjedhje-parlamentare)

[#Vlora Çitaku](https://www.koha.net/tag/vlora-citaku) [#zgjedhja e presidentit](https://www.koha.net/tag/zgjedhja-e-presidentit) [#Albin Kurti](https://www.koha.net/tag/albin-kurti)

Artikuj të ngjashëm

- [![Çitaku: Kurti u detyrua të tërhiqet nga përpjekja për të zgjedhur presidentin në stilin “karate”](https://resources.koha.net/images/2026/April/28/0a82b5e1-068f-4518-bb56-4582d2bd85b8.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 29 pri 2026 Çitaku: Kurti u detyrua të tërhiqet nga përpjekja për të zgjedhur presidentin në stilin “karate”](https://www.koha.net/arberi/citaku-kurti-u-detyrua-te-terhiqet-nga-perpjekja-per-te-zgjedhur-presidentin-ne-stilin-karate)
- [![PDK-ja i bën thirrje Rushitit të tërhiqet nga gara për presidentin](https://resources.koha.net/images/2026/April/28/0a82b5e1-068f-4518-bb56-4582d2bd85b8.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 28 pri 2026 PDK-ja i bën thirrje Rushitit të tërhiqet nga gara për presidentin](https://www.koha.net/arberi/citaku-i-ben-thirrje-rushitit-te-terhiqet-nga-gara-per-presidentin)
- [![Çitaku: Kushtetuta nuk është meny prej së cilës zgjedh çka të pëlqen](https://resources.koha.net/images/2025/May/27/d9fa07fc-2b16-4cc6-843b-df22a863e9a6.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 13 sht 2026 Çitaku: Kushtetuta nuk është meny prej së cilës zgjedh çka të pëlqen](https://www.koha.net/arberi/citaku-kushtetuta-nuk-eshte-meny-prej-se-ciles-zgjedh-cka-te-pelqen)
- [![Kurti: U bë mirë që u konstituua Kuvendi, nënkryetari i dytë i takon PDK-së](https://resources.koha.net/images/2026/September/11/8933eedb-17d7-473c-a2d0-7412b713430d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 13 sht 2026 Kurti: U bë mirë që u konstituua Kuvendi, nënkryetari i dytë i takon PDK-së](https://www.koha.net/arberi/kurti-u-be-mire-qe-u-konstituua-kuvendi-nenkryetari-i-dyte-i-takon-pdk-se-do-ta-votojme)
- [![Kurti: Kemi nevojë për takim sqarues me Hamzën, PDK-ja të vijë të dielën në seancë](https://resources.koha.net/images/2026/September/11/8933eedb-17d7-473c-a2d0-7412b713430d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 11 sht 2026 Kurti: Kemi nevojë për takim sqarues me Hamzën, PDK-ja të vijë të dielën në seancë](https://www.koha.net/arberi/kurti-kemi-nevoje-per-takim-sqarues-me-hamzen-pdk-ja-te-vije-te-dielen-ne-seance)

[Kulturë.]() [Opera me mbi 200 mijë euro borxhe, rrezikon koncertin e 5-vjetorit](https://www.koha.net/kulture/opera-me-mbi-200-mije-euro-borxhe-rrezikon-koncertin-e-5-vjetorit)

[Futboll.]() [Bayern – Dortmund, derbi i madh i Bundesligës](https://www.koha.net/futboll/bayern-dortmund-derbi-i-madh-i-bundesliges-1)

[Kronikë.]() [Tetë raste të dhunës në familje të paraqitura për 24 orë](https://www.koha.net/kronike/tete-raste-te-dhunes-ne-familje-te-paraqitura-per-24-ore)

[Kronikë.]() [Sulmoi kalimtarët me gurë e copa druri, arrestohet i dyshuari në Shtërpcë](https://www.koha.net/kronike/sulmoi-kalimtaret-me-gure-e-copa-druri-arrestohet-i-dyshuari-ne-shterpce)

[Kronikë.]() [Arrestohen në Kosovë dy të kërkuar nga Interpoli](https://www.koha.net/kronike/arrestohen-ne-kosove-dy-te-kerkuar-nga-interpoli)

[Futboll.]() [Milan - Inter, përballja e zjarrtë e Serie A](https://www.koha.net/futboll/milan-inter-perballja-e-zjarrte-e-serie-a)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Çitaku: Për keqardhje që dy gra huazuan emrat në një maskaradë të rrezikshme e antikushtetuese","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/citaku-per-keqardhje-qe-dy-gra-kane-huazuar-emrin-ne-nje-maskarade-te-rrezikshme-e-antikushtetuese","datePublished":"2026-04-28T09:06:32+02:00","dateModified":"2026-07-11T03:20:05+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":203,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se procedura që u zhvilluar të hënën në mbrëmje për zgjedhjen e presidentit është","url":"https://www.koha.net/arberi/citaku-per-keqardhje-qe-dy-gra-kane-huazuar-emrin-ne-nje-maskarade-te-rrezikshme-e-antikushtetuese","keywords":"Vlora Çitaku, zgjedhja e presidentit, Albin Kurti","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/October/30/acfd366f-0512-4a1e-846e-13742b1b4cf1.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
