Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Çitaku i përgjigjet Haxhiut: UÇK-ja është mbi çdo prioritet, silleni ligjin në Kuvend

Albulena Haxhiu - Vlora Çitaku

Foto: Driton Paçarada

Sekretarja dhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i ka reaguar ushtrueses së detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, pasi ajo tha se mendon që me e rëndësishme është zgjedhja e presidentit, sesa votimi i ndryshimit të Ligjit për dhomat e Specializuara. 

Në një status në Facebook, Çitaku ka shkruar se “UÇK-ja është mbi çdo temë e çdo prioritet!”

“Prioritetet i përcakton populli. Dhe populli ka 17 ditë në rrugë për një arsye: UÇK-në. Dëgjojeni zërin e tij. Silleni ligjin në Kuvend dhe votojeni pa vonesë! Mos bëni politikë. Merrni, për një herë të vetme, vendime në interes të shtetit! JO NË EMRIN TIM!”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Partia Demokratike, si e dyta më e madhja në Parlament, ka thënë se tani është e gatshme të diskutojë për president, me kushtin që në Kuvend të miratohet ndryshimi i Ligjit për Gjykatën Speciale.

PDK-ja ka kërkuar që Kuvendi të ndryshojë Ligjin për Gjykatën Speciale, duke ia kufizuar mandatin, pas dënimit të Hashim Thaçit e Jakup Krasniqit me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselit me 18 e Rexhep Selimit me 13. Ata u dënuan për krime lufte. Me anë të ndryshimeve ligjore në Partinë Demokratike synojnë që mandati i Gjykatës Speciale të kufizohet në trajtimin e krimeve të pretenduara në raportin e Dick Martyt, si dhe të vendoset monitorim ndërkombëtar i punës së saj. Ndërsa për krimet e luftës, për të cilat u dënuan katër ish-krerët e UÇK-së, projektligji i propozuar parasheh që ato të gjykohen në Kosovë.

Lexo përditësimet tjera
Albulena Haxhiu

Haxhiu: Më e rëndësishme është zgjedhja e presidentin, sesa votimi i ndryshimit të Ligjit për Specialen

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka thënë se zgjedhja e presidentit duhet të jetë...