Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës Hajrulla Çeku ka thënë zhvilluar një vizitë në lagjen “Medrese”.
Ai ka thënë se ajo është një tjetër dëshmi për domosdoshmërinë e ndryshimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në lagjen Medrese, në takime me qytetarë dhe biznese, pamë nga afër sfidat e tyre: mungesën e ndriçimit, kanalizimit, këndeve të lojërave, si dhe vështirësitë e prodhuesve e zejtarëve pa mbështetje”, ka shkruar Çeku.
Ai ka thënë se platforma e tyre parasheh një Prishtinë të barabartë, ku sipas tij, askush nuk mbetet prapa.
“Investimet do të shkojnë aty ku mungojnë shërbimet bazike për jetesë, jo si deri tash vetëm në qendër e sheshe. Asnjë qytetar dhe asnjë lagje nuk do të diskriminohet”, ka shkruar Çeku.