Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje Hajrulla Çeku, ka vizituar disa fshatra të Prishtinës në drejtim të Llapit, bashkë me ministrin e Mbrojtjes në detyrë Ejup Maqedonci dhe disa kandidatë për asamble.
Vizita u zhvillua në fshatin Besi, Prugoc, Barilevë, Rimanishtë, Vranidoll dhe Teneshdoll, dhe te secili prej tyre ka renditur në disa pika projektet dhe investimet e parapara, për të cilat tha se ishin kërkesa të banorëve të këtyre fshatrave gjatë bashkëbisedimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Dje bashkë me ministrin Ejup Maqedonci dhe kandidatët tanë për Kuvendin e Komunës vizituam fshatrat e Prishtinës në drejtim të Llapit. I dëgjuam kërkesat e banorëve, i pamë nga afër problemet. Ato do t'i shndërrojmë në projekte e investime për fshatra funksional që rrisin mirëqenien e banorëve. Lagje për lagje e fshat për fshat, kërkesat dhe nevojat e banorëve do të bëhen buxhet për komunën.”, ka shkruar Çeku në Facebook.