Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka shpalosur planin e tij për fshatrat.
Ai ka treguar se me platformën “Prishtina 2035” ka krijuar një plan të qartë për ta lidhur fermerin-përpunimin-tregun.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Fshatrat e Prishtinës kanë potencial të madh për bujqësi dhe agroturizëm, por ky potencial mbetet i pashfrytëzuar. Prodhimi është i vogël, i fragmentuar dhe pa qasje të qëndrueshme në treg. Me platformën tonë “Prishtina 2035” kemi krijuar një plan të qartë që lidh: fermerin – përpunimin – tregun. Mbështetje për fermerët me prona të vogla, zhvillim të agroturizmit që rrit ekonominë familjare dhe rrjete të reja për tregjet lokale me produkte vendore. Fshati bëhet pjesë e qytetit që funksionon, prodhon dhe zhvillohet!” – ka shkruar Çeku në Facebook.
Zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen më 12 tetor.