Të shtunën nga ora 20:00 në kuadër të “kohës për zgjedhje” vjen kandidati i LVV-së për Prishtinë, Hajrulla Çeku dhe plani i tij për ta udhëhequr kryeqytetin.
Si mendon Çeku ta decentralizojë buxhetimin nëpër lagje për më shumë barazi mes banorëve e investime të drejta në secilën pjesë të Prishtinës?
Çka është kartela e lagjes?
Nga arkitekti i qytetit në arkitekt të lagjes - Si do të bëhet ky transformim?
“Xhorxh Bush” shesh, rrugë apo zgjidhje e kombinuar?
Si baba i dy vajzave, cili është problemi që e shqetëson më së shumti për familjen e tij?
Pse Çeku nuk është bartës liste për kuvendin komunal?
Këto e më shumë vijnë nga një ecje nëpër Prishtinë të shtunën nga ora 20:00.
