Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Cakolli e quan të gabuar vendimin e DKA-së në Prishtinë për riorganizim të orarit në shkolla shkaku i Ramazanit

cakolli

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës vlerëson se vendimi i Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë, për ta riorganizuar orarin në shkolla, duke u arsyetuar me fillimin e muajit të Ramazanit, është i gabuar pasi vendos fenë si arsye formale të organizimit institucional. 

“Liria fetare është individuale dhe duhet respektuar si e tillë. Askush nuk e vë në diskutim agjërimin apo dinjitetin e besimtarëve. Por, kur një institucion publik e lidh vendimin e vet me një praktikë fetare, karakteri laik i institucioneve publike fillon të cenohet. Mirëkuptimi për nxënës që agjërojnë është normal. Por, ndryshimi i gjithë orarit ‘për shkak të Ramazanit’ tregon orientim institucional sipas një reference fetare. E vendimet publike nuk duhet të mbështeten mbi referenca fetare, sepse kjo i jep politikës një terren të panevojshëm simbolik”, ka shkruar Cakolli në Facebook. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Cakolli ka thënë se nuk është çështje antifetare kjo, por e standardit institucional. 

“Arsimi publik në Prishtinë ka nevojë për fokus te cilësia dhe rregulli i njëjtë për të gjithë, jo për vendime që i japin politikës hapësirë të “flirtojë” me elemente fetare nën petkun e 'respektit'”, ka shkruar Cakolli. 

Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ka vendosur që të bëjë ndryshime në procesin mësimor me fillimin e muajit të Ramazanit. 

Drejtoria ka vendosur që mësimi të fillojë nga ora 07:30, të shkurtohet kohëzgjatja e mesndërrimit si dhe të reduktohen pushimet e gjata.

Kjo, sipas Drejtorisë ky vendim është marrë “në respekt të agjëruesve”. Drejtoria shtoi tutje në njoftim se këto ndryshime bëhen me qëllim që procesi mësimor të përfundojë më së largu deri në orën 17:00, “pa u zvogëluar numri dhe kohëzgjatja e orëve mësimore, duke ruajtur cilësinë dhe vazhdimësinë e mësimit”.

Lexo përditësimet tjera
Shkolla Zenel Hajdini

Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ndryshon orarin e mësimit “në respekt të agjëruesve”

Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ka vendosur që të bëjë ndryshime në procesin mësimor me fillimin...