Eksperti i çështjeve të arsimit, Xhavit Rexhaj, ka numëruar arsyet pse, sipas tij, vendimi i Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë për ndryshim të orarit të mësimit gjatë muajit të Ramazanit, nuk është i drejtë.
Më herët gjatë ditës, Drejtoria e Arsimit në Prishtinës vendosi që mësimi të nisë nga ora 07:30, të shkurtohet kohëzgjatja e mesndërrimit dhe të reduktohen pushimet e gjata “në respekt të agjëruesve”. Ndërrimi i dytë do të përfundojë maksimalisht në orën 17:00.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Rexhajt, ndryshimi i orarit për një muaj është ndërhyrje e Komunës në kompetencat e Ministrisë dhe është veprim që do ta dëmtojë mësimin edhe për vitet në vijim.
“E para, të ndryshosh orarin e mësimit për një muaj është ndërhyrje në kompetencat e Ministrisë lidhur me kalendarin shkollor! E dyta, precedenti që krijohet këtë vit do të dëmtojë mësimin edhe më shumë në vitet që po vijnë!” ka komentuar ai në Facebook në një reagim të drejtoreshës së KOHËS, Flaka Surroi. “E treta, kush ka të drejtë t’i dërgojë në shtëpi ata që nuk agjërojnë, përfshirë besimtarët katolikë, për shkak se një pjesë agjërojnë! E kujt është DKA? A është e të gjithëve apo vetëm e një pjese? A i ka pyet kush këta të tjerët?!”
Tutje Rexhaj ka thënë se ky vendim do t’i vë në pozitë të paqartë komunat e tjera.
“A po e zëvendëson DKA e Prishtinës Ministrinë?!” ka shtuar ai.
Në fund, Rexhaj ka thënë se “të thirresh në reforma e në mësim tërëditor në njërën anë, e në tjetrën të shkurtosh mësimin, është paradoksale në rastin më të mirë”.
Në shkrimin në të cilin ka reaguar Rexhaj, Surroi i ka cilësuar të gabuara vendimin e DKA-së për mësimin por edhe dekorimin e qytetit për mujin e Ramazanit. Sipas saj, vendimet bien ndesh me laicitetin e shtetit të Kosovës.
“Edhe dekorimi i qytetit e edhe vendimi i Drejtorisë së Arsimit e besoj janë të gabueshme. Përderisa e para është “kur bën për fundvit pse s’bën për Ramazan” - pra kalkulim i komunës për “t’i ndrequr punët me të gjithë”, shkurtimi i orëve “për t’i respektuar agjëruesit” është në kundërshtim me laicitetin e shtetit të Kosovës të përkufizuar me Kushtetutë. Çështja e fesë dhe e besimit ose jo, është absolutisht çështje individuale dhe institucionet nuk duhen përfshirë në të pos kur duhen respektuar festat zyrtare fetare. Prishtinës i ka bërë vaki që t’i shembej një shkollë për t’u zëvendësuar me një tempull fetar. Asnjë dogmë nuk bën ta zëvendësojë arsimimin qytetar”, ka shkruar ajo.