Saranda Bogujevci, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se ka pasur deputetë që kanë shprehur gatishmëri për të votuar kandidaten e VV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Ajo është shprehur para tentimit të 26-të të Kuvendit për konstituim se shpreson që Kushtetuesja të mos vonojë opinionin për çështjet e ngritura.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nëse duam të ecim përpara edhe të konstituojmë Kuvendin, deputetët duhet të votojnë si e përcakton Kushtetuta. Ne shpresojmë që s’merr shumë kohë të gjatë edhe opinioni i Kushtetueses. Por mendoj që janë të qarta rregullat me Kushtetutë dhe ligjet”, ka thënë ajo.