Deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu, ka thënë se duhet të niset puna me kryetarin dhe nënkryetarët e zgjedhur të Kuvendit - pavarësisht se nuk është zgjedhur një nga komuniteti serb – ose të shkohet në zgjedhje.
Ajo ka theksuar se është e papranueshme që institucionet të mbesin peng i Listës Serbe.
“Është e papranueshme që një subjekt që nuk e njeh shtetin tonë të pretendoj të ketë rol në proceset demokratike që vetë i mohon. Nuk guxojmë të mbetemi peng i atyre që e mohojnë ekzistencën tonë si shtet. Është e rëndësishme të ecim përpara me kryesinë, kryetarin dhe nënkryetarët e zgjedhur, jemi të interesuar të ecim përpara ose me qeverinë e re, ose me zgjedhje”, ka thënë para mediave pas seancës.
Kuvendi nuk e zgjedh nënkryetarin serb, Basha e shpall të mbyllur seancën konstituive
-
LVV-ja i kërkon Kushtetueses ta shpallë të papranueshme kërkesën e Listës Serbe
-
Haxhiu thotë se Kuvendi ka legjitimitet për të vazhduar punën
-
Bokshi: Haxhiu s’do të jetë në rolin e saj më të mirë si kryekuvendare
-
Haxhiu kërkon avancimin e Kosovës drejt statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE
-
Haxhiu për zhvendosjen e deputetëve të GUXO-s në listën e LDK-së: Qytetarët do t’i gjykojnë