Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatja e kësaj partie për kryetare të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, thotë se është përgjegjësi e partisë së parë të propozojë emrin për kryetar të Kuvendit, duke shtuar se është përgjegjësi e të gjithë deputetëve që të marrin pjesë në votim dhe të gjejnë mënyrat për ta konstituar Kuvendin e Kosovës.
Haxhiu pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të shtunën, ka thënë se për Lëvizjen Vetëvendosje është e papranueshme bllokada në Kuvend.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kjo situatë është brengosëse por sa i takon deputetëve të LVV-së, secilin obligim që e kemi pas me Kushtetutë dhe rregulloren e punës së Kuvendit e kemi adresuar. Pra ne vijmë këtu për të kontribuuar në konstituimin e Kuvendit. Është përgjegjësi e të gjithë deputetëve që të marrin pjesë në votim dhe të gjejnë mënyrat për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës.. andaj mendoj që është jashtëzakonisht e rëndësishme që opozita të braktis qëndrimet bllokuese, është jashtëzakonisht e rëndësishme që të jemi në shërbim të qytetarëve të Kosovës dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, tani ne po presim edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese“, tha ajo.
Sa i përket pagave, ajo thotë se është paguar si ministre e Drejtësisë.