Bashkëkryetari i Listës GUXO, Faton Peci, ka njoftuar se juristi dhe analisti televiziv Blerim Gashi i është bashkuar partisë para zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit.
Peci e cilësoi Gashin si “emër të njohur i përballjes pa kompromis kundër propagandës dhe dezinformimit si dhe për qasjen e qartë, të argumentuar dhe profesionale në debatin publik e politik“.
“Me përvojë të gjatë në hartimin e politikave publike dhe komunikimin strategjik, Blerim Gashi ka dëshmuar se guximi intelektual dhe integriteti personal janë themeli i qeverisjes së mirë. Angazhimi i tij për transparencë, llogaridhënie dhe përfshirje qytetare e ka bërë një zë të besueshëm dhe të respektuar në hapësirën publike kosovare“, ka shkruar Peci.
Sipas Pecit, analizat e drejtpërdrejta, shkrimet e guximshme dhe paraqitjet publike të Gashit me qëndrime të qarta, kanë kontribuar në forcimin e kulturës demokratike dhe në promovimin e një shteti që u shërben qytetarëve, jo interesave të ngushta.
“Me Blerim Gashin në listën e koalicionit Vetëvendosje – Guxo – Alternativa – PShDK, bashkë me profesionistë të tjerë të dëshmuar, vazhdojmë punën e angazhimin tonë për qeverisje të përgjegjshme dhe zhvillimore, në shërbim të Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, me orientim të qartë drejt integrimit euroatlantik”, ka shkruar tutje Peci.
-
Viktor Buzhala i bashkohet Listës Guxo, Gërvalla: Zë i artikuluar i mendimit kritik në Kosovë
-
Peci thotë se kanë propozuar 28 dhjetorin si datë për zgjedhje
-
Gashi: Ta konstituojmë Kuvendin, pastaj bisedimet le të vazhdojnë për Qeveri dhe president
-
Gashi: LDK-ja s’duhet të ndërtojë politikën e saj mbi vija të kuqe
-
Gashi: Të shkojmë në zgjedhje brenda LDK-së, për t’u bashkuar rreth një lidershipi të ri