Arbëri

Peci thotë se kanë propozuar 28 dhjetorin si datë për zgjedhje

Faton Peci

Foto: Driton Paçarada

Bashkëkryetari i Partisë Guxo, Faton Peci, ka thënë se kanë propozuar 28 dhjetorin si datë ideale për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani.

Sipas Pecit, diskutimi ka qenë mes datës 21 dhe 28. Por siç thotë ai, 28 dhjetori është datë më e mirë për shkak se KQZ-ja ka mundësi të përgatitet më mirë. Për këtë datë, Peci ka thënë se u konvenon edhe qytetarëve, edhe mërgimtarëve. 

Ai u shpreh i bindur se bashkë me Lëvizjen Vetëvendosjen do të korrin fitore më të madhe se të 9 shkurtit.

Lexo përditësimet tjera
Vjosa Osmani takimi me liderët

LIVE: Osmani shpërndan Kuvendin, zgjedhjet më 28 dhjetor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar vendimin për shpërndarje të Kuvendit pas takimit me liderët...