Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Peci zgjidhet kryetar i partisë Guxo

Faton Peci - Donika Gervalla

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Faton Peci, është zgjedhur kryetar i partisë Guxo, të cilën për disa vite e bashkëudhëhoqi me Donika Gërvallën.

“Faton Peci, Kryetar i Partisë Guxo. E ardhmja iu takon atyre që guxojnë! Urime të gjithëve e na priftë e mbara!”, ka shkruar Gërvalla të hënën në mbrëmje në Facebook, duke njoftuar për zgjedhjen e Pecit.

Peci pasi mori detyrën ka thënë se ky vendim është “thirrje e obligim për më shumë punë, më shumë bashkim dhe më shumë përgjegjësi”.

“Do të punoj që GUXO të jetë një forcë politike e organizuar, e hapur dhe e afërt me qytetarin. Një falënderim i veçantë për bashkëkryetaren e deritanishme, zonjën Donika Gërvalla për kontributin, përkushtimin dhe punën e saj në rrugëtimin e GUXO-së. Bashkë me të dhe me secilin anëtar e aktivist të partisë, do të vazhdojmë të ndërtojmë mbi atë që kemi nisur dhe të përballemi me sfidat që na presin. Besoj fuqishëm se Kosova meriton institucione të forta, zhvillim ekonomik, arsim e shëndetësi më të mirë, siguri dhe një të ardhme të qartë euroatlantike, me NATO-n, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës si partnerët tanë strategjikë”, ka shkruar ai në Facebook.

Guxo u regjistrua si parti më 2022. Paraprakisht ajo pati kandiduar si listë në nëntor 2020.

Edhe Peci: Stop sulmeve ndaj Donika Gërvallës Arbëri Peci: Stop sulmeve ndaj Donika Gërvallës

Që nga fillimi, ajo ka kandiduar në listën e Vetëvendosjes.

Peci dhe Gërvalla ishin bashkëkryetarë të partisë nga viti 2022.