Pas anëtarëve të degës në Deçan, anëtarë të Degës në Pejë të Listës Guxo kanë dhënë dorëheqje të premten.
Nezir Jahmurtaj, Ruzhdi Blakaj, Ramiz Cukaj dhe Feriz Gashi kanë dhënë dorëheqje me arsyetimin se partia nuk po i jep mbështetje presidentes Vjosa Osmani.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAta kanë shprehur se vendimi për dorëheqje vjen edhe si rezultat i mosdorëheqjes së dy bashkëkryetarëve të partisë, Faton Peci e Donika Gërvalla, të cilët i kanë quajtur “uzurpues” të Guxo.
“Është tepër shqetësues qëndrimi i znj. Donika Gërvalla, e cila ka lobuar kundër rizgjedhjes së Presidentes Osmani. Për ne është e papranueshme që brenda të njëjtit subjekt politik të mungojë përkrahja për një Presidente që ka dëshmuar integritet dhe përkushtim ndaj shtetit, si dhe ka bërë punë të jashtëzakonshme në politikën e jashtme”, thuhet në njoftimin e Blakajt duke shtuar se tash e tutje mbështesin Osmanin në çdo vendim të mëtejmë.
Të enjten, kryetarja e degës në Deçan, Rabije Haklaj, njoftoi se ka dhënë dorëheqje bashkë me kryesinë e degës nga të gjitha strukturat e partisë. Edhe arsyetimi i tyre ka qenë për shkak të qëndrimeve për presidenten Osmani.