Partia Guxo ka njoftuar se dorëheqjen e deputetit Haxhi Avdyli e kanë kuptuar nga rrjetet sociale dhe mediat.
Në një postim të shpërndarë edhe nga kryetarja e kësaj partie, Donika Gërvalla, thuhet se kryesia e pranon këtë dorëheqje dhe e sheh si të drejtën dhe zgjedhjen e tij të vullnetshme dhe të pakontestueshme.
“Në të njëjtën kohë, në emër të anëtarësisë dhe përkrahësve, Partia Guxo e falënderon deputetin Avdyli për rrugëtimin e përbashkët të derikëtushëm si dhe kontributin që ka dhënë për Partinë Guxo. Si kryesi e Partisë Guxo i dëshirojmë shëndet dhe elan për punë të mbara e shumë suksese në angazhimet e ardhshme profesionale”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se Partia Guxo nuk është përfshirë në linçime publike të askujt.
“Në fund, për shkak të disa pretendimeve për motivet e dorëheqjes, e ndjejmë obligim të konfirmojmë se askush nga Partia Guxo nuk është përfshirë dhe nuk përfshihet as në debate të ulëta dhe as në linçime publike të askujt e aq më pak të Presidentes së Republikës. Partia Guxo angazhohet me ngulm për respektimin e rendit, ligjit dhe kushtetueshmërisë në të gjitha zhvillimet në vend duke përfshirë edhe zhvillimet e fundit”, thuhet tutje në njoftim.
Avdyli ka deklaruar më herët se dorëheqjen e ka bërë në shenjë proteste ndaj sulmeve, që sipas tij po i bëhen presidentes Vjosa Osmani.
Haxhi Avdyli jep dorëheqje nga Lista Guxo
Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosja nga Lista Guxo, Haxhi Avdyli ka dhënë dorëheqje nga...-
Thellohet përçarja në Guxo, Geci e quan të gërditshëm Avdylin
-
Haxhi Avdyli jep dorëheqje nga Lista Guxo
-
Gërvalla për largimet: Partia Guxo nuk u dëmtua aq sa ishte planifikuar
-
Deri tash bashkë – nisin përplasjet e kampit të Osmanit me Guxo-në dhe VV-në
-
Partia GUXO mohon dorëheqjet masive në Deçan e Pejë