---
description: Partia Guxo ka njoftuar se dorëheqjen e deputetit Haxhi Avdyli e kanë kuptuar nga rrjetet sociale dhe mediat.Në një postim të shpërndarë edhe nga kryetarja e kë
title: "Guxo: Për dorëheqjen e Avdylit e kuptuam nga mediat dhe rrjetet sociale"
image: https://resources.koha.net/images/2022/October/06/GUXO_Lista-Donika_Gervalla-Konferenca-Regjistrimi_si_Parti_Politike_ne_KQZ-Prishtine-14-02-2022-dp_41665070785.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Guxo: Për dorëheqjen e Avdylit e kuptuam nga mediat dhe rrjetet sociale

![guxo](https://resources.koha.net/images/2022/October/06/GUXO_Lista-Donika_Gervalla-Konferenca-Regjistrimi_si_Parti_Politike_ne_KQZ-Prishtine-14-02-2022-dp_41665070785.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 9 mars 2026 15:19
- Shpërndaje në:

- 9 mars 2026 15:19
- Shpërndaje në:

Partia Guxo ka njoftuar se dorëheqjen e deputetit Haxhi Avdyli e kanë kuptuar nga rrjetet sociale dhe mediat.

Në një postim të shpërndarë edhe nga kryetarja e kësaj partie, Donika Gërvalla, thuhet se kryesia e pranon këtë dorëheqje dhe e sheh si të drejtën dhe zgjedhjen e tij të vullnetshme dhe të pakontestueshme.

“Në të njëjtën kohë, në emër të anëtarësisë dhe përkrahësve, Partia Guxo e falënderon deputetin Avdyli për rrugëtimin e përbashkët të derikëtushëm si dhe kontributin që ka dhënë për Partinë Guxo. Si kryesi e Partisë Guxo i dëshirojmë shëndet dhe elan për punë të mbara e shumë suksese në angazhimet e ardhshme profesionale”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se Partia Guxo nuk është përfshirë në linçime publike të askujt.

“Në fund, për shkak të disa pretendimeve për motivet e dorëheqjes, e ndjejmë obligim të konfirmojmë se askush nga Partia Guxo nuk është përfshirë dhe nuk përfshihet as në debate të ulëta dhe as në linçime publike të askujt e aq më pak të Presidentes së Republikës. Partia Guxo angazhohet me ngulm për respektimin e rendit, ligjit dhe kushtetueshmërisë në të gjitha zhvillimet në vend duke përfshirë edhe zhvillimet e fundit”, thuhet tutje në njoftim.

Avdyli ka deklaruar më herët se dorëheqjen e ka bërë në shenjë proteste ndaj sulmeve, që sipas tij po i bëhen presidentes Vjosa Osmani.

[Lexo përditësimet tjera![Haxhi Avdyli](https://resources.koha.net/images/2025/April/17/f27242f4-1033-4637-b01d-f8eb58414516.webp?q=80&w=150&h=150&r=fill)<h4>Haxhi Avdyli jep dorëheqje nga Lista Guxo</h4>Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosja nga Lista Guxo, Haxhi Avdyli ka dhënë dorëheqje nga...](https://www.koha.net/arberi/haxhi-avdyli-jep-doreheqje-nga-lista-guxo)

[#partia guxo](https://www.koha.net/tag/partia-guxo) [#Haxhi Avdyli](https://www.koha.net/tag/haxhi-avdyli) [#doreheqje](https://www.koha.net/tag/doreheqje) [#vjosa osmani](https://www.koha.net/tag/vjosa-osmani)

Artikuj të ngjashëm

- [![Thellohet përçarja në Guxo, Geci e quan të gërditshëm Avdylin](https://resources.koha.net/images/2026/March/17/92d6b161-a0c2-4705-8f6b-a2b5d89d2a42.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 17 mar 2026 Thellohet përçarja në Guxo, Geci e quan të gërditshëm Avdylin](https://www.koha.net/arberi/thellohet-percarja-ne-guxo-geci-e-quan-te-gerditshem-avdylin)
- [![Haxhi Avdyli jep dorëheqje nga Lista Guxo](https://resources.koha.net/images/2025/April/17/f27242f4-1033-4637-b01d-f8eb58414516.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 9 mar 2026 Haxhi Avdyli jep dorëheqje nga Lista Guxo](https://www.koha.net/arberi/haxhi-avdyli-jep-doreheqje-nga-lista-guxo)
- [![Gërvalla për largimet: Partia Guxo nuk u dëmtua aq sa ishte planifikuar](https://resources.koha.net/images/2026/June/23/1cabb8a9-5ef9-47c5-b5da-4aa491e37c4a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 23 qer 2026 Gërvalla për largimet: Partia Guxo nuk u dëmtua aq sa ishte planifikuar](https://www.koha.net/arberi/gervalla-partia-guxo-nuk-u-demtua-aq-sa-ishte-planifikuar)
- [![Deri tash bashkë – nisin përplasjet e kampit të Osmanit me Guxo-në dhe VV-në](https://resources.koha.net/images/2026/May/08/d826fb9b-ec73-454e-9047-1408a9cad8c5.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 8 maj 2026 Deri tash bashkë – nisin përplasjet e kampit të Osmanit me Guxo-në dhe VV-në](https://www.koha.net/arberi/deri-tash-bashke-nisin-perplasjet-e-kampit-te-osmanit-me-guxo-ne-dhe-vv-ne)
- [![Partia GUXO mohon dorëheqjet masive në Deçan e Pejë](https://resources.koha.net/images/2025/May/27/9026c487-f6e5-4722-88f1-3e3868deb833.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 13 mar 2026 Partia GUXO mohon dorëheqjet masive në Deçan e Pejë](https://www.koha.net/arberi/partia-guxo-mohon-doreheqjet-masive-ne-decan-e-peje)

[KTV.]() [Si e shpalli Kosova mëvetësinë më 2 korrik](https://www.koha.net/ktv/si-e-shpalli-kosova-mevetesine-me-2-korrik-1)

[Futboll.]() [Mungojnë Matoshi, Osmani, në dyshim Dellova](https://www.koha.net/futboll/mungojne-matoshi-osmani-ne-dyshim-dellova)

[Arbëri.]() [Nagavci për Ligjin për Specialen: Po diskutojmë me PDK-në, synojmë pajtueshmëri](https://www.koha.net/arberi/nagavci-per-ligjin-per-specialen-po-diskutojme-me-pdk-ne-synojme-pajtueshmeri)

[Showbiz.]() [Dua Lipa në bisedime për t'u bërë pjesë e festivalit “Reading and Leeds”](https://www.koha.net/showbiz/dua-lipa-ne-bisedime-per-te-qene-pjese-e-festivalit-reading-and-leeds)

[Arbëri.]() [Hoti: Qeveria po e mashtron publikun me shifrat e investimeve kapitale](https://www.koha.net/arberi/hoti-qeveria-po-e-mashtron-publikun-me-shifrat-e-investimeve-kapitale)

[Arbëri.]() [Zjarr në depon e QKMF-së në Gjakovë, intervenojnë zjarrfikësit](https://www.koha.net/arberi/zjarr-ne-depon-e-qkmf-se-ne-gjakove-intervenojne-zjarrfikesit)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Guxo: Për dorëheqjen e Avdylit e kuptuam nga mediat dhe rrjetet sociale","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/guxo-per-doreheqjen-e-avdylit-e-kuptuam-nga-mediat-dhe-rrjetet-sociale","datePublished":"2026-03-09T15:19:47+01:00","dateModified":"2026-07-11T14:05:05+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":264,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Partia Guxo ka njoftuar se dorëheqjen e deputetit Haxhi Avdyli e kanë kuptuar nga rrjetet sociale dhe mediat.Në një postim të shpërndarë edhe nga kryetarja e kë","url":"https://www.koha.net/arberi/guxo-per-doreheqjen-e-avdylit-e-kuptuam-nga-mediat-dhe-rrjetet-sociale","keywords":"partia guxo, Haxhi Avdyli, doreheqje, vjosa osmani","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2022/October/06/GUXO_Lista-Donika_Gervalla-Konferenca-Regjistrimi_si_Parti_Politike_ne_KQZ-Prishtine-14-02-2022-dp_41665070785.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
