Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Berisha: Institucionet të mos bëhen pjesë e protestës nesër, t’i kryejnë detyrat e tyre

adelina Berisha

Adelina Berisha nga Rrjeti i Grave të Kosovës, ka folur për protesten e cila pritet të mbahet të mërkuren me thirrjen që femicidi të trajtohet si urgjencë kombëtare.

Berisha në emisionin “tre8tre” ka thënë se institucionet nuk duhet të jenë pjesë e protestës.

Sipas saj ata duhet të qëndrojnë në vendet e tyre të punës dhe t'i kryejnë detyrat e të mos shkaktojnë arsye për protesta.

“Ata duhet të zbatojnë ligjin, detyrat që paguhen nga taksat tona dhe jo nga papunësia e tyre të kemi nevojë për protestë dhe të vajtojmë trupat e grave të vrara për shkak të mosefikasitetit të tyre”, ka thënë ajo

Tutje ka deklaruar se seanca ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, do të duhej të ishte sot e hapur.

Edhe “Shteti do të japë llogari”, paralajmërohet vazhdimi i protestave Arbëri “Shteti do të japë llogari”, paralajmërohet vazhdimi i protestave

Berisha  ka deklaruar se seancat e hapura për publikun ndikojnë në llogaridhënie dhe vetëdijesimin e opinionit publik.

Ndërkaq për arrestimin e katër personave të tjerë lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, ajo ka thënë se do të ishte shkelje nëse të njëjtit nuk do të ishin të arrestuar.

“Mendojmë që hetimi nuk duhet të mjaftohet vetëm tek anëtarët e familjes, por edhe te personat në institucioneve të cilët janë marrë me rastin”, ka thënë ajo.

Berisha tutje ka deklaruar Prokuroria duhet të bëjë hetim për rastin, krahas komisionit hetimor parlamentar që ka nisur punën.

“Ka pasur mjaftueshëm dëshmi që ka zyrtarë që duhet të mbahen penalisht përgjegjës”, ka thënë ajo.

Edhe Sijarina paralajmëron aksione të veçanta për rastin e Zekajt: Do të sigurohemi të jemi aty në pikat kritike Arbëri Sijarina paralajmëron aksione të veçanta për rastin e Zekajt: Do të sigurohemi të jemi aty në pikat kritike

Ajo ka folur edhe për protestën e cila është paralajmëruar për të mërkurën. Ka shtuar se protesta nuk do të mbahet vetëm për rastin e fundit, por për të gjitha gratë e vrara.

Ka shtuar se thirrja e protestës është që “femicidi është urgjencë kombëtare”.