Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Gjendet skulptura e Virgjëreshës Mari gati pesë dekada pas vjedhjes

Skulptura

Skulptura e praruar, rreth 53 centimetra e lartë, ishte grabitur nga hajduti famëkeq i quajtur “hajdut xhentëlmen”, René Alphonse van den Berghe, i njohur si Erik Belgu, i cili në fund të viteve ‘70 dhe në fillim të viteve ‘80 grabiti kisha dhe manastire në zonat rurale të Spanjës. Shumë prej objekteve që ai kishte grabitur janë rikuperuar

Skulptura përfundoi në Maastricht të Holandës, si pjesë e TEFAF-it, panairit prestigjioz të artit dhe antikitetit të organizuar nga Fondacioni Evropian i Arteve të Bukura. Më pas, ajo “kaloi nëpër duart e tregtarëve të ndryshëm të antikitetit dhe koleksionistëve”, përpara se të përfundonte në një koleksion arti spanjoll në Mbretërinë e Bashkuar

Art News - Policia Kombëtare e Spanjës ka punuar 47 vjet duke kërkuar një skulpturë romaneske prej druri të Virgjëreshës Mari, e cila ishte vjedhur nga Kisha e San Pedro de Meoz në Navarre, pjesë e zonës baske në veri të Spanjës. Më në fund, e kanë gjetur.

Skulptura e praruar, rreth 53 centimetra e lartë, ishte grabitur nga hajduti famëkeq i quajtur “hajdut xhentëlmen”, René Alphonse van den Berghe, i njohur si Erik Belgu, i cili në fund të viteve ‘70 dhe në fillim të viteve ‘80 grabiti kisha dhe manastire në zonat rurale të Spanjës. Shumë prej objekteve që ai kishte grabitur janë rikuperuar. Për shembull, në vitin 2023, një fragment i humbur i një grupi prej gjashtë sixhadeve flamande të shekullit 17 u kthye në kishën e Castrojeriz, në Spanjë, prej nga Erik Belgu i kishte vjedhur ato më 1980.

Siç raporton gazeta “El País”, hetimi që çoi në këtë zbulim të fundit mori hov në prill. Autoritetet e dinin se Erik Belgu e transportonte pjesën më të madhe të plaçkës së tij nga Spanja në vende të tjera evropiane, “ku kërkesa në tregun e artit dhe të antikitetit është më e lartë”.

Gazeta lokale “Noticias de Navarra” vë në dukje se në vitin 2012 skulptura e Virgjëreshës u shit nga një tregtar belg i antikitetit, i quajtur Bernard Descheemaker, dhe se deri në vitin 2017 ajo ishte pjesë e koleksionit të galerisë “Daniel Kanz” në Londër.

Në vitin 2020, sipas “El País”, skulptura përfundoi në Maastricht të Holandës, si pjesë e TEFAF-it, panairit prestigjioz të artit dhe antikitetit të organizuar nga Fondacioni Evropian i Arteve të Bukura (European Fine Art Foundation). Më pas, ajo “kaloi nëpër duart e tregtarëve të ndryshëm të antikitetit dhe koleksionistëve”, përpara se të përfundonte në një koleksion arti spanjoll në Mbretërinë e Bashkuar.

Dorëzimi u bë në Ambasadën e Spanjës në Londër, ndërsa vepra tashmë është kthyer në Spanjë.