KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Бериша: Рочиштата во случајот Арлинда Зекај требаше да се одржат јавно

adelina Berisha

Adelina Berisha nga Rrjeti i Grave të Kosovës, ka thënë seanca ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, do të duhej të ishte sot e hapur.

Berisha në emisionin “tre8tre” ka deklaruar se seancat e hapura për publikun ndikojnë në llogaridhënie dhe vetëdijesimin e opinionit publik.

Ndërkaq për arrestimin e katër personave të tjerë lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, ajo ka thënë se do të ishte shkelje nëse të njëjtit nuk do të ishin të arrestuar.

“Mendojmë që hetimi nuk duhet të mjaftohet vetëm tek anëtarët e familjes, por edhe te personat në institucioneve të cilët janë marrë me rastin”, ka thënë ajo.

Berisha tutje ka deklaruar Prokuroria duhet të bëjë hetim për rastin, krahas komisionit hetimor parlamentar që ka nisur punën.

“Ka pasur mjaftueshëm dëshmi që ka zyrtarë që duhet të mbahen penalisht përgjegjës”, ka thënë ajo.

Ajo ka folur edhe për protestën e cila është paralajmëruar për të mërkurën. Ka shtuar se protesta nuk do të mbahet vetëm për rastin e fundit, por për të gjitha gratë e vrara.

Ka shtuar se thirrja e protestës është që “femicidi është urgjencë kombëtare”.