Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Anthony Albanesen, që është rizgjedhur kryeministër i Australisë.
Në një postim në platformën “X”, Begaj ka thënë se është krenari të shohësh një lider me rrënjë arbëreshe duke udhëhequr një vend kaq të madh.
“Ndërsa Shqipëria dhe Australia gëzojnë marrëdhënie të ngrohta dhe miqësore, jemi krenar të shohim një lider me rrënjë arbëreshe që udhëheq një vend të madh dhe një nga partnerët tanë. Shpresojmë që bashkëpunimi ynë të vazhdojë të thellohet në vitet në vijim”, ka shkruar Bajram Begaj në platformën “X”.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në urimin ka thënë se pret me padurim që të vazhdojë punën për t’i thelluar lidhjet e ngushta mes dy vendeve në vitet në vijim.
“Kosova e vlerëson shumë miqësinë e saj të qëndrueshme me Australinë, e cila bazohet në angazhimet tona të përbashkëta për liri dhe demokraci. Pres me padurim ta vazhdojmë punën tonë së bashku për t’i thelluar lidhjet e ngushta midis vendeve tona në vitet në vijim”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.
Albanese, ka siguruar mandatin e dytë trevjeçar, duke u bërë kështu udhëheqësi i parë në dy dekadat e fundit që arrin dy fitore radhazi. Zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura të shtunën u dominuan nga kriza e kostos së jetesës, por përfunduan me rikthim të fuqishëm për të majtët.
-
Albanese fiton mandatin e dytë si kryeministër i Australisë
-
Kryeministri australian kërkon falje për komentet ndaj Kylie Minogue
-
Begaj kërkon angazhim të forcave politike për stabilitet institucional në Kosovë
-
Kriza me naftën – Australia u kërkon qytetarëve të përdorin transportin publik
-
Kurti mirëpret Begajn në 18-vjetorin e Pavarësisë, ritheksojnë zgjerimin e bashkëpunimit