Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, ka siguruar mandatin e dytë trevjeçar, duke u bërë kështu udhëheqësi i parë në dy dekadat e fundit që arrin dy fitore radhazi. Zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura të shtunën u dominuan nga kriza e kostos së jetesës, por përfunduan me rikthim të fuqishëm për të majtët.
Partia Laburiste e Albaneses është në rrugë të duhur për të siguruar shumicë të konsiderueshme në parlament, ndërsa Peter Dutton, lideri i Partisë Liberale konservatore, pranoi humbjen.
Në fjalimin e fitores, Albanese theksoi përkushtimin për ta udhëhequr Australinë në një kohë të pasigurisë globale, duke theksuar vlerat e brendshme dhe solidaritetin kombëtar.
“Australianët kanë zgjedhur të përballen me sfidat globale në mënyrën australiane – duke u kujdesur për njëri-tjetrin ndërsa ndërtojnë për të ardhmen. Ne nuk kemi nevojë të lypim, të marrim hua apo të kopjojmë nga të tjerët. Frymëzimin tonë e gjejmë te vlerat tona dhe te njerëzit tanë”, ka thënë ai përpara mbështetësve në Sydney.
Albanese theksoi se fitorja ishte votë për vlerat australiane – për drejtësi, aspiratë dhe mundësi për të gjithë.
Edhe
Sipas projeksioneve, Anthony Albanese ka fituar zgjedhjet në Australi
“Në këtë kohë pasigurie globale, australianët kanë zgjedhur optimizmin dhe vendosmërinë”, përfundoi ai mes brohoritjeve të shumta.
Fitorja e tij përfaqëson jo vetëm një kthesë politike për Australinë, por edhe një shenjë të mbështetjes së vazhdueshme për qasjen e tij sociale dhe ekonomike në një kohë sfiduese.
Sipas projeksioneve, Anthony Albanese ka fituar zgjedhjet në Australi
Kryeministri Anthony Albanese është fituesi i zgjedhjeve të mbajtura në Australi të shtunën, porse është ende...-
Kriza me naftën – Australia u kërkon qytetarëve të përdorin transportin publik
-
Begaj uron Albanesen: Krenar që një lider me rrënjë arbëreshe po udhëheq një vend të madh
-
Rrëzohet gjatë fushatës zgjedhore kryeministri i Australisë, Anthony Albanese
-
Kryeministri australian kërkon falje për komentet ndaj Kylie Minogue