Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

BE: Rezoluta e Kuvendit për pezullim të dialogut s’është në vijë me zotimet e deritanishme të Kosovës

Bashkimi Evropian përmes një kumtese për media ka thënë se Rezoluta e sotme e nxjerrë në Kuvendin e Kosovës nuk i kontribuon normalizimit të marrëdhënieve dhe nuk është në vijë me zotimet e deritanishme të Kosovës.

“Kosova përherë ka shprehur angazhim për Dialog dhe normalizim të mëtejmë të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, për hir të qytetarëve të saj, dhe sepse progresi në Dialog është parakusht për avancimet në rrugën drejt BE-së. Ftojmë liderët politikë të Kosovës të vazhdojnë të merrem konstruktivisht me Dialogun, të implementojnë marrëveshjet e arritura deri tash dhe kështu të avancohet në normalizim të marrëdhënieve dhe në perspektivën drejt BE-së”, thuhet në njoftim të BE-së.