Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
LAJMET E MBRËMJES

BE rreth deklaratave të Vuçiqit: Të evitohen deklaratat që nuk ndihmojnë normalizimin

Bashkimi Evropian

“Vetëm përmes dialogut progresi mund të arrihet në normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Deklaratat dhe veprimet që nuk janë në përputhje me këtë qëllim duhet të evitohen”, thotë një zëdhënës i BE-së. “Progresi në dialog mes Beogradit dhe Prishtinës është parakusht për secilën palë për progresin e tyre në rrugëtimin evropian”

Bashkimi Evropian ka përsëritur thirrjen për përmbajtje nga deklaratat nxitëse të cilat nuk ndihmojnë arritjen e qëllimit për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Këtë e ka thënë një zëdhënës i BE-së si reagim në pyetjet lidhur me deklaratat e fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një ceremoni ushtarake për integritetin territorial të Kosovës. Vuçiq në atë ceremoni ka thënë se Kosova është pjesë e Serbisë ndërsa ushtarakët kanë për detyrë kushtetuese ta mbrojnë integritetin territorial të Serbisë.

Kjo u kritikua në Kosovë si kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj Kosovës.

Në reagimet në BE kanë bërë ftesë që normalizimi të arrihet përmes dialogut duke përkujtuar edhe një herë se ky normalizim është kusht për avancim në procesin e integrimeve evropiane.

“Vetëm përmes dialogut progresi mund të arrihet në normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Deklaratat dhe veprimet që nuk janë në përputhje me këtë qëllim duhet të evitohen”, thotë një zëdhënës i BE-së në Bruksel.

“Progresi në dialog mes Beogradit dhe Prishtinës është parakusht për secilën palë për progresin e tyre në rrugëtimin evropian”, ka thënë më tej ky zëdhënës.

Edhe Ambasada gjermane për deklaratat e Vuçiqit: Gjermania mbështet sovranitetin e Kosovës Arbëri Ambasada gjermane për deklaratat e Vuçiqit: Gjermania mbështet sovranitetin e Kosovës

BE-ja më herët ka kritikuar si të papranueshme edhe një deklaratë të një ministreje të qeverisë së Serbisë se ajo do të kryente spastrim etnik të Kosovës në fundvitet nëntëdhjetë.

Nga BE-ja vazhdimisht kanë kërkuar nga palët, jo vetëm në Kosovë e Serbi, por në tërë rajonin që të përmbahen nga deklaratat nxitëse, mohimi i krimeve të luftës apo glorifikimi i përgjegjësve për këto krime, dhe të punojnë për një normalizim të vërtetë të raporteve mes fqinjëve.