Për herë të parë pushteti e opozita bëhen bashkë për të kërkuar pezullimin e bisedimeve Kosovë-Serbi.
Por, kjo arriti të bëhej vetëm pasi të gjitha partitë politike u ulën një tavolinë për ta harmonizuar tekstin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas 30 minutash pauzë, si rrallë herë, të gjitha partitë arrijnë një përfundim të përbashkët, por diçka këtu nuk i pëlqeu Vetëvendosjes.
Në fund, me 78 vota për, deputetët e kanë votuar rezolutën 4 pikëshe të propozuar nga AAK-ja e të harmonizuar nga të gjitha grupet parlamentare.
Bashkimi Evropian ka reaguar kundër rezolutës së Kuvendit, ku ndër të tjera kërkohet suspendimi i dialogut me Serbinë deri në lirimin e Ramush Haradinajt.
“Thirrjet për suspendimin e dialogut Beograd-Prishtinë, të lehtësuar nga BE-ja, të përfshira në rezolutën e miratuar në Kuvendin e Kosovës gjatë ditës, nuk i kontribuojnë normalizimit të marrëdhënieve dhe nuk janë në linjë me përkushtimin e vazhdueshëm të bërë nga Kosova,” thuhet në reagimin e zëdhënëses së përfaqësuese së lartë të BE-së, Maja Kocianciq.
Gjithashtu në reagim u bëhet thirrje liderëve të Kosovës që të vazhdojnë angazhimin e tyre konstruktiv në dialog, implementimin e marrëveshjeve të arritura deri tani, normalizimin e marrëdhënieve si dhe perspektivës drejt BE-së.